Apartamenti është i organizuar në një sallon të madh ndenje së bashku me këndin e gatimit dhe me dalje në ballkon, duke vijuar më tej me një dhomë gjumi matrimoniale me tualet të dedikuar, një dhomë fëmijësh dhe një tualet kryesor.
Ndodhet në një kompleks të ri dhe cilësor me punime bashkëkohore ku vihet re termoizolimi me fasadë të ventiluar me materiale termoizoluese me cilësinë maksimale, vetrata të pajisura me dopioxham termik, izolim akustik, sistemet hidraulike, instalime për sistem qëndror ngrohje-ftohje kondicionimi multisplit, etj.
Rezidenca ka gjithashtu hapësira të gjlbëruara të konceptuara si zonë relaksi për të gjithë familjen, cilësi të lartë punimesh dhe ndërtim me produkte ekologjike.
Kompleksi në të cilin ndodhet apartamenti është në proces afër dorëzimit të apartamentit dhe në çmim përfshihen rifinituarat përmbyllëse, shtrimi i brendshem (pllaka ose parket në bazë të preferencës), pajisjet hidrosanitare incaso, veshjen e tualeteve, si dhe dyert e brendshme.
📌Vendndodhja: Bulevardi i Ri
📐Sipërfaqe: 98m²
🛌2 Dhoma
🛋Sallon
🍽Kuzhinë
🛁2 Tualete
👀Ballkon
☀Orientim Jug-Perëndim
❄Sistem Kondicionimi Multisplit
🚗Hapësirë Parkimi
🌳Ambiente Të Gjelbra
☑️Pronë Rezidenciale
☑️Ashensor
☑️Termoizolimi Me Fasadë Të Ventiluar
☑️Dopioxham Termik
☑️Izolim Akustik
☑️Sistemet Hidraulike Cilësore
☑️Pajisjet Hidrosanitare Incaso
☑️Dyert Të Brendshme Cilësore
⭕️Apartamenti ndodhet në katin e katërt të një pallati të ri dhe të pajisur me ashensor, ndërtim i vitit 2022.