Apartamenti ka një hapësirë të bollshme të organizuar me hollin që bën shpërndarjen në dhomën e ndenjes së bashku me këndin e gatimit me dalje në ballkon, duke vijuar mëtej me dy dhoma gjumi njëra matrimoniale me tualet të dedikuar dhe me dalje në ballkon, dhoma tjeter opsionale për fëmije dhe tualeti i përbashkët i aksesueshëm në korridor.
Lokacioni i kompleksit i jep mundësinë që apartamenti të shfrytëzohet edhe për zyra, si: klinika mjekësore, etj.
Fasada e ventiluar ofron qëndrueshmëri dhe jetëgjatësi të fasadës si dhe efiçencë të lartë në kursimin e energjisë për ngrohje dhe për ftohje, izolimi akustik është realizuar me teknologjinë e fjalës së fundit për të ofruar një jetesë me standartet më të larta, teknologjia e përdorur për termoizolimin mundëson një ambient banimi të freskët në verë dhe të ngrohtë në dimër duke kursyer kështu energjinë elektrike.
📌Vendndodhja: Rruga e Kavajës
📐Sipërfaqe: 121m²
🛌2 Dhoma
🛋Sallon
🍽Kuzhinë
🛁2 Tualete
👀2 Ballkone
☀Orientim Jug
☑️Pronë Rezidenciale
☑️Ashensor
☑️I Sapo Investuar
☑️Fasadë Xhami
☑️Fasada e Ventiluar
☑️Izolimi Akustik
☑️Termoizolim
⭕️Apartamenti ndodhet në katin e shtatë të një pallati të ri dhe të pajisur me ashensor, ndërtim i vitit 2021.