Apartamenti është i organizuar në një korridor shpërndarës në ambientin e ndenjes totalisht të mobiluar me TV flat screen, kënd me hapje në krevat dopio & hapsirë magazinimi, sogiorno, tavolinë ngrenie me karrige. Dhoma e ndenjes vijon me një kuzhinë të veçuar nga salloni me dritare të madhe, të pajisur me pianurë qeramike, furrë, aspirator, mikrovalë, frigorifer të madh, lavastovilje, lavapjatë, etj. Apartamenti ka edhe dy dhoma gjumi të shtruara me parket totalisht të mobiluara dhe një tualet me dritare, kabinë dushi dhe mobilje tualeti.
Zona në të cilën ndodhet apartamenti ofron pafund benefite dhe facilitete për një jetesë sa më komode, duke nisur nga: linja urbane, qendra tregëtare, qendra shëndetësore, gjithashtu shërbime dhe dyqane të tjera, të gjitha në distancë maksimale prej 5 minutash ecje nga apartamenti.