Apartamenti ka strukturë të rregullt dhe organizohet në një ambjent të madh ndenje së bashku me këndin e gatimit, duke vijuar më tej me një koridor që organizon zonën e natës me dhomë gjumi matrimoniale me tualet të dedikuar, një dhomë tjetër gjumi e bollshme me dalje në ballkon dhe një tualet i dytë i përbashkët.
Ndërtimi në të cilin gjendet apartamenti është tejet cilësor dhe bashkëkohor ku përfshin termoizolimin e plotë, izolim akustik maksimal, ventilim individual për çdo njësi, lartësi dysheme-tavan 287cm dhe instalime të gatshme për panele diellore për çdo apartament në tarracën e përbashkët.
Zona ka një plan zhvillimi shumë të mirë me rrugë të ndërmjetme dhe komplekse banimi në formë blloqesh të rregullta. Ka facilitete të shumta, si: çerdhe, kopshte, shkolla, shërbim shëndetsor, linja urbane, markete, palestra, etj..
📌Vendndodhja: Rruga Xhanfize Keko
📐Sipërfaqe: 92m²
🛌2 Dhoma
🛋Sallon
🍽Kuzhinë
🛁2 Tualete
👀Ballkon
☀Orientim Lindje
☑️Pronë Rezidenciale
☑️Ashensor
☑️Termoizolimin
☑️Izolim Akustik
☑️Ventilim Individual
☑️Lartësi Dysheme-Tavan 287cm
☑️Instalime Për Panele Diellore