Apartamenti organizohet në një korridor hyrës i cili bën shpërndarjen në një ambjent të bollshëm ndenje si dhe në ambientin e gatimit dhe ngrenies me dalje në ballkon, më tej korridori vazhdon në hapësirën e natës e cila është e veçuar dhe përbëhet nga dhoma matrimoniale me tualet të dedikuar, dy dhoma të tjera gjumi dhe një tualet i dytë.
Fal orientimit perfekt jug-perëndim, apartamenti ka ndriçim natyral thuajse gjatë gjithë ditës.
Rezidenca ku apartamenti ndodhet ka cilësi të larta punimesh, shumë investim në hapesirat e përbashkëta duke e berë atë një kompleks tepër të këndshëm. Po ashtu ofron pafund facilitete të ndryshme për banorët duke nisur me sigurinë prej rojes private dhe telekamerave, kopshteve, shkollave, marketeve, parkimit me rezervime, etj.