Parku Zoologjik i Tiranës, Kopshti Zoologjik, Tiranë
Apartament
Share
Pershkrimi prones
Apartamenti ka strukturë shumë të rregullt dhe është i organizuar në një sallon ndenje me hapesirë të bollshme, ambient gatimi të veçuar, duke vijuar më tej me ambientet e natës ku përfshihet një dhomë matrimoniale, një dhomë fëmijësh dhe dy tualete.
Punimet e ndërtimit në të cilin apartamenti ndodhet janë shumë cilësore, ka hapesirë të mjaftueshme dhe mobilim bashkëkohor (ku pjesa më e madhe e mobilimit është e përfshire në çmim).
Orientimi ideal jug-lindje i apartamentit bën që ai të ketë ndriçim natyral thuajse gjatë gjithë ditës, duke i dhënë ngrohtësi gjithë apartamentit bashkë me parketin cilësor me të cilin është shtruar.
Zona ofron një standart jetese të lartë, pasi përveç qetesise dhe ajrit të pastër, ofron dhe facilitete dhe shërbime të domosdoshme si; kopeshte, supermarkete, restorante, farmaci, linje urbani, etj.