Apartamenti ka hyrje të dedikuar dhe hapësira të bollshme rreth e rrotull në funksion të tij dhe organizohet në një sallon të madh ndenje dhe ambientin e gatimit, duke vijuar më tej me tre dhoma gjumi në ambientin e natës, me dy tualete dhe një garderobë.
Gjithashtu ka një oborr madhështor që e rrethon, si dhe një bodrum i cili mund të shfrytezohet për palester, etj.
Orientimi perfekt drejt jugut, lindjes dhe perëndimit, bën që apartamenti të ketë ndriçim natyral dhe ngrohtësi gjatë gjithë ditës.
I dizenjuar me shumë kujdes nga arkitekt gjerman, apartamenti të ofron një cilesi jetese dhe komoditet maksimal. Vetratat e mëdha të xhamit të japin ndjesinë e vazhdimësisë së natyrës edhe brenda apartamentit. Materialet e përzgjedhura janë shumë cilësore nga markat më prestigjoze italiane dhe gjermane, duke krijuar nje atmosferë të veçantë në interiorin e apartamentit.
📌Vendndodhja: Rruga Sotir Caci
📐Sipërfaqe: 780m²
🛌3 Dhoma
🛋Sallon
🍽Kuzhinë
🛁2 Tualete
🌳 Oborr
👔Garderobë
🚗2 Poste Parkimi
☀Orientim Jug-Lindje-Perëndim
☑️Pronë Rezidenciale
☑️Fasadë Xhami
⭕️Apartamenti ndodhet në katin e parë të një ndërtese me hyrje të dedikuar dhe oborr të madh, ndërtim i vitit 2018.