315,000
2+1 2 110m2
Rruga e Barrikadave, Tiranë

Apartament

Pershkrimi prones


Apartamenti është i organizuar në një sallon ndenje shumë të bollshëm me dalje në ballkon dhe këndin e kuzhines të veçuar, duke vijuar më tej me dy dhoma gjumi ku dhoma matrimoniale ka tualet të dedikuar, si dhe një ballkon dhe një tualet të përbashkët.

Orientimi i apartamentit është nga lindja dhe me pamje të lire nga mali i Dajtit çka i mundëson ndriçim maksimal gjatë gjithë ditës.
Arredimi i apartamentit është realizuar me shumë shije nga arkitekt italian, ku vihet re paneli Smart Home i cili kryen një sërë funksionesh si komandimin e ndriçimit, kondicionereve etj, pajisjet e kuzhinës të markës Samsung, parketi cilesor etj.

Turdiu Center përveç vendndodhjes perfekte në qendër të qytetit, ka edhe një cilësi të lartë ndërtimi si: termoizolimi me fasadën e ventiluar, vetrata me dopioxham termik, izolim akustik, sistemet hidraulike dhe elektrike te markave të njohura Europiane, instalimet sistem kondicionim multisplit, etj.

Vendndodhja e apartamentit dhe komoditeti i tij ofrojnë një jetesë cilësore, por edhe një investim të sigurt duke qenë se mund të lihet me qira një shumë të kënaqshme.

📌Vendndodhja: Rruga e Barrikadave

📐Sipërfaqe: 110m²

🛌2 Dhoma

🛋Sallon

🍽Kuzhinë

🛁2 Tualete

👀Ballkon

❄Kondicionim Multisplit

🚗Hapësirë Parkimi

☀Orientim Lindje

☑️Pronë Rezidenciale
☑️Hipotekë
☑️Ashensor
☑️I Mobiluar
☑️Depo
☑️Panel Smart Home
☑️Parket cilësor
☑️Termoizolim
☑️Vetrata Dopioxham
☑️Izolim Akustik
☑️Sisteme Hidraulike Cilësore
☑️Instalime Elektrike

⭕️Apartamenti ndodhet në katin e gjashtë të një pallati të ri dhe të pajisur me ashensor, ndërtim i vitit 2019.

☎️ 𝐊𝐨𝐧𝐭𝐚𝐤𝐭𝐨 𝐭𝐚𝐧𝐢 𝐧𝐞: +𝟑𝟓𝟓 𝟔𝟕 𝟒𝟎𝟑𝟐 𝟗𝟗𝟕 𝐩𝐞𝐫 𝐦𝐞 𝐬𝐡𝐮𝐦𝐞 𝐢𝐧𝐟𝐨𝐫𝐦𝐚𝐜𝐢𝐨𝐧 𝐦𝐛𝐢 𝐩𝐫𝐨𝐧𝐞𝐧

🆔REFPB111718

Listuar nga
Real Deal
Agjent Imobiliar
0674032997

Karakteristika

Viti i ndërtimit:
Cmimi/m2:

Karakteristika te tjera

Prona te ngjashme