Apartamenti organizohet në një korridor hyrës i cili bën shpërndarjen e ambjenteve në sallonin e ndenjes së bashku me këndin e gatimit, duke vijuar më tej me dy dhoma gjumi me hapësirë të bollshme, tre ballkone ku dy prej të cilëve janë të mbyllur me vetrata xhami, si dhe dy tualete ku një është me dritare.
Orientimi ideal lindje-perëndim i mundëson apartamentit ndriçim natyral gjatë gjithë ditës.
Zona në të cilën apartamenti ndodhet, brenda unazës së vogël, afër qendrës dhe pranë kompleksit spitalor universitar Nënë Tereza, ofron të gjitha facilitetet dhe benefitet e mundshme të një jetese komode, si: universitet, shkolla, kopshte, spitale, banka, tregu industrial, farmaci, bare, restorante, linja transporti publik, etj.
📌Vendndodhja: Rruga e Dibrës
📐Sipërfaqe: 106m²
🛌2 Dhoma
🛋Sallon
🍽Kuzhinë
🛁2 Tualete Me Dritare
👀3 Ballkone
☀Orientim Lindje-Perëndim
☑️Hipotekë
☑️Ashensor
☑️I Mobiluar
⭕️Apartyamenti ndodhet në katin e tretë të një pallati të mirëadministruar të pajisur me ashensor.