Apartamenti organizohet në një sallon ndenje së bashku me ambientin e gatimit ku e gjithe fasada nga një anë është dopio xham termik, duke vazhduar më tej me koridorin ku veçohen ambientet e natës ku ndodhet tualeti qëndror me ajrim natyral, një dhomë gjumi e cila ka dalje në ballkon i cili lidhet edhe me sallonin, një dhomë gjumi matrimonale dhe një tualet të dedikuar.
Fal orientimit perfekt drejt jugut dhe lindjes, apartamenti ka ndriçim natyral gajtë gjithë ditës.
Kompleksi ka cilësi ndërtimi tepër cilësore, termoizolim të jashtëm me sistem kapot i veshur dhe me pllaka dekorative, ku nje pjesë e fasadës do jetë me vetratë termike dopioxham, sistem kondicionimi multisplit, paisjet e tualeteve inkaso, etj.
Zona në të cilën ndodhet apratamenti ka akses lëvizje si në rrugën kyesore Ali Demi por edhe në Tregun Elektrik, ka pranë linjë urbane dhe të gjitha fasilitet për jetesë komode.