Ambienti është i organizuar në një zyrë të madhe dhe katër zyra më të vogla si dhe dy tualete. Duhet theksuar që ambienti është totalisht i investuar dhe shitet i mobiluar. Ofrohet mundësia e shitjes dhe si apartament pasi ambienti ka dy hyrje të veçanta dhe mund te ndahet ne dy hyrje të ndryshme.
Kompleksi në të cilin ndodhet apartamenti ofron hapesirë rekreacionale, pishina dhe shumë shërbime dhe facilitete në një komunitet të mirë strukturuar, me punime bashkëkohore ku vihet re termoizolimi me fasadë të ventiluar), vetrata të pajisura me dopioxham termik, izolim akustik, sistemet hidraulike të markës Geberit, instalime për sistem qëndror ngrohje-ftohje kondicionim multi-inverter, tre ashensore të një ndër markave më të njohura në treg, etj.