Apartamenti organizohet në një korridor i cili bën shpërndarjen e ambjenteve në sallonin e ndenjes të veçuar nga këndi i gatimit me dalje në verandë, duke vijuar më tej me tre dhoma gjumi dy prej të cilave matrimoniale dhe njëra nga të cilat me garderobë dhe tualet të dedikuar, si dhe dy tualete të tjera të aksesueshme në korridor dhe një dhomë e cila mund të përdoret për depo.
Investimi në apartament është i konsiderueshëm duke nisur nga shtrimi me parket i të gjitha sipërfaqeve të dhomave dhe sallonit, kondicioner mural të markës carrier inverter, pajisjet e kuzhinës nga markat më të mira në treg, dritaret dhe vetrata dopioxham plastik çka ofron izolim akustim si edhe sitemi kapot i mureve çka ofron izolim termik.
Orientimi eshte nga jugu, lindja dhe perendimi gjë që mundëson që apartamenti të ketë dritë natyrale gjatë gjithë ditës.
Kompleksi në të cilin ndodhet apartamenti është i mirëadministruar dhe i mirëorganizuar dhe me një tarifë mujore përfshihen disa shërbime si pishina, palestra, sallë lojrash, sallë eventesh, kinema, etj.
*Në çmim është i përfshirë edhe një post parkimi me siperfaqe 12.5 m².