Apartamenti organizohet në një korridor hyrës i cili bën shpërndarjen në një ambient ndenjie dhe ambient gatimi pak të veçuar, duke vazhduar më tej me ambientet e natës ku veçohen me anë të korridorir nga salloni dhe organizohen në një dhomë gjumi matrimoniale me tualet të dedikuar dhe me dalje në njërin ballkon, si dhe dy dhoma gjumi të tjera ku njëra ka ballkon më vete.
Është investuar totalisht, paisjet elektrike, hidraulike, të gjitha paisjet elektroshtepiake janë mjaft cilësore, parketi po ashtu, sistemi chiller i instaluar, vetratat dopio xham.
Zona në të cilën ndodhet apartamenti është shumë afër me Qendrën, Pazarin e Ri, zonën e Brrylit, Rrugen e Elbasanit me një akses levizje në shume drejtime, gjithashtu ka pranë shumë zyra, institucione dhe biznese të ndryshme.