Dubleksi është i organizuar në dy kate, ku në katin e parë ndodhet ambienti i ndenjes në njërin krah dhe ai i gatimit së bashku me tavolinën e ngrënies në krahun tjeter, gjithashtu në katin e parë ndodhet edhe një tualet me dritare dhe verandën me pamje fantastike. Ndërkohë nëkatin e dytë të dubleksit ndodhen tre dhoma gjumi të bollshme dhe një tualet i ambienteve të natës.
Pallati u apartamenti ndodhet karakterizohet nga punime shumë cilësore, është i pajisur me dy ashensorë dhe ndodhet vetem 2 minuta larg nga Pazari i Ri.
Zona në të cilën apartamenti ndodhet, pallati i ri dhe i mireadministruar, organizimi dhe veranda me pamje fantastike e bëjnë këtë apartament super të veçant.
*Të përfshirë në çmim janë edhe 2 poste parkimi, të pajisura me çertifikatë pronësie ashtu si edhe apartamenti.