Apartamenti është i organizuar në një sallon ndenje me ambjent gatimi, duke vijuar më tej me një dhomë matrimoniale, një dhomë fëmijësh me dalje në ballkon, si dhe një tualet i përbashkët.
Punimet e realizuara në apartament janë shumë cilësore, ka hapesirë të bollshme dhe shitet totalisht i mobiluar.
Orientimi ideal drejt lindjes dhe perëndimit bën që apartamenti të ket ndriçim natyral gjatë gjithë ditës.
Zona në të cilën ndodhet apartamenti ofron të gjitha facilitetet dhe benefitet e nevojshme, si: shkolla, kopshte, universitete, qendër shëndetësore, banka, restorante, bare, linja transporti publik, etj.