Apartamenti strukturohet mjaft mirë duke u organizuar në sallonin e bollshëm të ndenjes së bashku me këndin e gatimit dhe ambjentin e ngrënies me dalje në verandë, duke vijuar më tej me dy dhoma gjumi dhe një tualet.
Fal orientimit drejt jugut, lindjes dhe perëndimit, apartamenti ka ndriçim dhe ngrohtësi natyrale gjatë gjithë ditës.
Është i investuar totalisht, në një investim që kap vlerën e 30.000 Euro, ku përmendim parketin cilësore, sistem kondicionimi inverter, vetrata dopioxham, elektroshtepiake cilësore, etj.
Zona në të cilën apartamenti ndodhet dallohet për ajrin e pastër, shërbimet dhe infrastrukturën e sistemuar.