Apartamenti është i organizuar në një korridor hyrës i cili bën shpërndarjen në ambientin e ndenjes së bashku me këndin e gatimit, duke vijuar më tej me një dhomë gjumi matrimoniale me dalje në ballkon, një dhomë gjumi për fëmijë, si dhe një tualet.
Në këtë ndërtim të ri vihen re punime tepër cilësore duke nisur nga fasada e ventiluar, dritaret dopioxham të pajisura me grila, instalimet hidraulike dhe elektrike cilësore, hidrosanitaret Inkaso, instalimet për sistem kondicionimi Chiller, shtrimi i dyshemesë me pllaka ose parket sipas dëshirës së klientit, etj.
Orientimi perfekt drejt jugut dhe lindjes i mundëson apartamentit ndriçim natyral dhe diell gjatë gjithë ditës.
Zona në të cilën apartamenti ndodhet është lehtësisht e aksesueshme dhe pranë qendrës së Tiranës, si dhe ofron të gjitha facilitetet dhe benefitet e nevojshme për një jetesë sa më komode.