Vila është e organizuar në dy kate banim dhe një kat bodrum, ku kati i parë i banimit organizohet në një sallon ndenje, një kuzhinë, tre dhoma gjumi njëra prej të cilave me tualet të dedikuar, si dhe një tualet i përbashkët. Ndërkohë që kati i dytë organizohet në sallonin e ndenjes, katër dhoma gjumi dhe dy tualete, njëri prej të cilëve i integruar në dhomën matrimoniale, si edhe një oxhak i cili është funksional në sallon dhe në dhomën matrimoniale. Bodrumi është ideduar si një hapesirë shërbimesh, një depo dhe një tualet.
Vila është ndërtuar së fundmi me standarte të larta cilësie ndërtimi, e shtruar në gjithë sipërfaqen e brendshme me parket, kondicionerë multisplit, gjithashtu arredimi i projektuar me arktekt, etj.
Kopeshti i vilës është totalisht i gjelbëruar dhe i mirëmbajtur, si dhe ka dy poste parkimi.
Zona në të cilën vila ndodhet karakterizohet nga prania e kodrave të ulta dhe të gjerlberuara, ajri i pastër, qetesi, infrastruktura e sistemuar, si dhe gjithë facilitetet për një jetesë të qetë dhe komode.