Apartamenti strukturohet në një korridor hyrës i cili bën shpërndarjen në sallonin e ndenjes së bashku me këndin e gatimit, duke vijuar më tej me dy dhomat e gjumit, si dhe një tualet.
Fal orientimit perfekt drejt lindjes, apartamenti ka ndriçim natyral pjesën më të madhe të ditës.
Kompleksi ku apartamenti ndodhet është i rrethuar me hapësira të gjelbra, kënde lojrash për femije, supermarkete dhe shumë shërbime të tjera, gjithashtu ofron të gjitha lehtësirat për një jetesë sa më komode pasi aksesohet lehtësisht nga Unaza e Tiranës, Unaza e Madhe, Rruga e Durrësit dhe Rruga e Kavajës.