Shtëpia ka tre kate banimi ku gjurma e secilit kat është gati 100m² duke bërë të ketë 300m² në total banim, 100m² oborr dhe një bodrum me hyrje të vecantë mbi 70 m², të përshtashëm për kantina vere, depo, etj.
Hapësira e brendshme e shtëpisë organizohet në 2 ambiente ndenje ku njëri është me oxhak, 2 kënde gatimi, 4 dhoma gjumi tepër të bollshme, 3 tualete me dritare dhe 3 veranda. Investimi në vilë është tepër cilësor duke filluar nga sistemi qendror i ngrohjes, muret e veshura me sistem kapot, sistemi hidroizolues përgjatë gjithë perimetrit të vet, vetratat tepër cilësore, etj.
Kjo shtëpi ndodhet në një zonë të qetë e të sistemuar e cila ka pranë gjithë fasilitetet e nevojshme për një jetesë komode.