Apartamenti është i organizuar në një dhomë ndjenje të bollshme me një oxhak funksional, këndin e gatimit të veçuar me fasadë xhami për ajrim natyral të ambientit, duke vazhduar më tej me një dhomë matrimoniale dhe dy dhoma gjumi të tjera, dy tualete njëri me dritare, si dhe një ballkon i cili aksesohet nga të treja dhomat.
Te gjithë ambientet janë të paisur me kondicionerë.
Orientimi ideal drejt jugut dhe perëndimit bën që apartamenti të ketë ndriçim natyral gjatë gjithë ditës.
Zonat në të cilën ndodhet apartamenti është një ndër më të kërkuarat dhe shumë e qetë, gjë që bën të mundur një jetesë komode me fasilitete të shumta, si: shkolla, markete, linja urbane, etj., si dhe ndodhet shumë pranë liqenit artificial.
📌Vendndodhja: Rruga Margarita Tutulani
📐Sipërfaqe: 101m²
🛌3 Dhoma
🛋Sallon
🍽Kuzhinë
🛁2 Tualete (Me Dritare)
👀Ballkon
☀Orientim Jug-Perëndim
❄Kondicioner
☑️Hipotekë
⭕️Apartamenti ndodhet në katin e pestë të një pallati të mirëadministruar.