Apartamenti organizohet në një korridor hyrës i cili bën shpërndarjen në ambientin e ndenjes së bashku me këndin e gatimit, duke vijuar më tej me dhomën e gjumit matrimoniale me dalje në ballkon, si dhe një tualet.
Në cilësinë e ndërtimit çdo gjë është inovative duke nisur nga realizimi i rifiniturave dhe shtresave hidro-izoluese, në realizimin e murit dopio i cili ndan apartamentet midis tyre dhe me ambientin e jashtëm duke krijuar gjithashtu edhe izolim akustik. Paisjet hidraulike, vetrat po ashtu dhe sistemi kondicionimit multisplit janë të markave më cilesore.